Isaia 53:4-6
![Isaia 53:4-6 - Por ja, ai mbajti vurratat tona,
dhimbjet tona i mbarti!
Për ne, ai ishte njeri i ndëshkuar,
i goditur prej Perëndisë, i poshtëruar!
E pra, ai u shporua për shkeljet tona,
u shtyp për paudhësitë tona.
Ndëshkimi që na dha paqen, ra mbi të,
prej vurratave të tij ne u shëruam.
Të gjithë endeshim si dele të humbura,
secili prej nesh ndiqte udhën e vet.
E ZOTI ngarkoi mbi të
paudhësinë e ne të gjithëve.](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2F320x320%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fstatic-youversionapi-com%2Fimages%2Fbase%2F102363%2F1280x1280.jpg&w=640&q=75)
Por ja, ai mbajti vurratat tona, dhimbjet tona i mbarti! Për ne, ai ishte njeri i ndëshkuar, i goditur prej Perëndisë, i poshtëruar! E pra, ai u shporua për shkeljet tona, u shtyp për paudhësitë tona. Ndëshkimi që na dha paqen, ra mbi të, prej vurratave të tij ne u shëruam. Të gjithë endeshim si dele të humbura, secili prej nesh ndiqte udhën e vet. E ZOTI ngarkoi mbi të paudhësinë e ne të gjithëve.
Isaia 53:4-6