Isaia 53:4-11
![Isaia 53:4-11 - Por ja, ai mbajti vurratat tona,
dhimbjet tona i mbarti!
Për ne, ai ishte njeri i ndëshkuar,
i goditur prej Perëndisë, i poshtëruar!
E pra, ai u shporua për shkeljet tona,
u shtyp për paudhësitë tona.
Ndëshkimi që na dha paqen, ra mbi të,
prej vurratave të tij ne u shëruam.
Të gjithë endeshim si dele të humbura,
secili prej nesh ndiqte udhën e vet.
E ZOTI ngarkoi mbi të
paudhësinë e ne të gjithëve.
I keqtrajtuar, duroi poshtërimin,
gojën nuk e hapi.
Porsi qengji, që e çojnë në thertore,
si shqerra, që s'bëzan para qethësit,
gojën ai nuk e hapi.
Me dhunë e me gjyq e mbërthyen,
për fatin e tij kush mendoi?
Se e zhbinë nga toka e të gjallëve,
për shkeljet e popullit tim u godit.
Varrin ia vunë me të paudhët,
kur vdiq e vunë me pasanikët,
ndonëse nuk bëri asgjë të dhunshme
e mashtrim prej gojës nuk i doli.
Por ZOTI deshi ta shtypte përmes dhimbjes,
se, po ta jepte veten e tij si fli faji,
do të shihte pasardhës e do të jetonte gjatë,
e përmes tij dëshira e ZOTIT do t'ia dalë mbanë.
Prej mundimit të vetes së vet,
do të arrijë të shohë e do të kënaqet,
me dijen e tij shumë do të shfajësojë shërbëtori im i drejtë
e mbi vete mëkatet e tyre do të mbartë.](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2F320x320%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fstatic-youversionapi-com%2Fimages%2Fbase%2F13221%2F1280x1280.jpg&w=640&q=75)
Por ja, ai mbajti vurratat tona, dhimbjet tona i mbarti! Për ne, ai ishte njeri i ndëshkuar, i goditur prej Perëndisë, i poshtëruar! E pra, ai u shporua për shkeljet tona, u shtyp për paudhësitë tona. Ndëshkimi që na dha paqen, ra mbi të, prej vurratave të tij ne u shëruam. Të gjithë endeshim si dele të humbura, secili prej nesh ndiqte udhën e vet. E ZOTI ngarkoi mbi të paudhësinë e ne të gjithëve. I keqtrajtuar, duroi poshtërimin, gojën nuk e hapi. Porsi qengji, që e çojnë në thertore, si shqerra, që s'bëzan para qethësit, gojën ai nuk e hapi. Me dhunë e me gjyq e mbërthyen, për fatin e tij kush mendoi? Se e zhbinë nga toka e të gjallëve, për shkeljet e popullit tim u godit. Varrin ia vunë me të paudhët, kur vdiq e vunë me pasanikët, ndonëse nuk bëri asgjë të dhunshme e mashtrim prej gojës nuk i doli. Por ZOTI deshi ta shtypte përmes dhimbjes, se, po ta jepte veten e tij si fli faji, do të shihte pasardhës e do të jetonte gjatë, e përmes tij dëshira e ZOTIT do t'ia dalë mbanë. Prej mundimit të vetes së vet, do të arrijë të shohë e do të kënaqet, me dijen e tij shumë do të shfajësojë shërbëtori im i drejtë e mbi vete mëkatet e tyre do të mbartë.
Isaia 53:4-11