Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Isaia 53:2-12

Isaia 53:2-12 - Para tij u rrit si filizi,
porsi rrënja prej tokës së thatë.
S'kishte as pamje, as bukuri,
që të na tërhiqte shikimin.
S'kishte as paraqitje,
që të na pëlqente.
I përçmuar, i përbuzur prej njerëzve,
njeri i vuajtur, i mësuar me dhimbjen,
si ai, para të cilit mbulohet fytyra,
i përçmuar e krejt pa vlerë prej nesh.
Por ja, ai mbajti vurratat tona,
dhimbjet tona i mbarti!
Për ne, ai ishte njeri i ndëshkuar,
i goditur prej Perëndisë, i poshtëruar!
E pra, ai u shporua për shkeljet tona,
u shtyp për paudhësitë tona.
Ndëshkimi që na dha paqen, ra mbi të,
prej vurratave të tij ne u shëruam.
Të gjithë endeshim si dele të humbura,
secili prej nesh ndiqte udhën e vet.
E ZOTI ngarkoi mbi të
paudhësinë e ne të gjithëve.
I keqtrajtuar, duroi poshtërimin,
gojën nuk e hapi.
Porsi qengji, që e çojnë në thertore,
si shqerra, që s'bëzan para qethësit,
gojën ai nuk e hapi.
Me dhunë e me gjyq e mbërthyen,
për fatin e tij kush mendoi?
Se e zhbinë nga toka e të gjallëve,
për shkeljet e popullit tim u godit.
Varrin ia vunë me të paudhët,
kur vdiq e vunë me pasanikët,
ndonëse nuk bëri asgjë të dhunshme
e mashtrim prej gojës nuk i doli.
Por ZOTI deshi ta shtypte përmes dhimbjes,
se, po ta jepte veten e tij si fli faji,
do të shihte pasardhës e do të jetonte gjatë,
e përmes tij dëshira e ZOTIT do t'ia dalë mbanë.
Prej mundimit të vetes së vet,
do të arrijë të shohë e do të kënaqet,
me dijen e tij shumë do të shfajësojë shërbëtori im i drejtë
e mbi vete mëkatet e tyre do të mbartë.
Prandaj, do t'i jap turmat si shpërblim,
të fuqishmit si plaçkë ai do t'i marrë,
se e zbrazi veten deri në vdekje,
me të paudhët e radhitën.
Mëkatet e shumë njerëzve ai mbarti,
për shkelësit ai ndërmjetësoi.

Para tij u rrit si filizi, porsi rrënja prej tokës së thatë. S'kishte as pamje, as bukuri, që të na tërhiqte shikimin. S'kishte as paraqitje, që të na pëlqente. I përçmuar, i përbuzur prej njerëzve, njeri i vuajtur, i mësuar me dhimbjen, si ai, para të cilit mbulohet fytyra, i përçmuar e krejt pa vlerë prej nesh. Por ja, ai mbajti vurratat tona, dhimbjet tona i mbarti! Për ne, ai ishte njeri i ndëshkuar, i goditur prej Perëndisë, i poshtëruar! E pra, ai u shporua për shkeljet tona, u shtyp për paudhësitë tona. Ndëshkimi që na dha paqen, ra mbi të, prej vurratave të tij ne u shëruam. Të gjithë endeshim si dele të humbura, secili prej nesh ndiqte udhën e vet. E ZOTI ngarkoi mbi të paudhësinë e ne të gjithëve. I keqtrajtuar, duroi poshtërimin, gojën nuk e hapi. Porsi qengji, që e çojnë në thertore, si shqerra, që s'bëzan para qethësit, gojën ai nuk e hapi. Me dhunë e me gjyq e mbërthyen, për fatin e tij kush mendoi? Se e zhbinë nga toka e të gjallëve, për shkeljet e popullit tim u godit. Varrin ia vunë me të paudhët, kur vdiq e vunë me pasanikët, ndonëse nuk bëri asgjë të dhunshme e mashtrim prej gojës nuk i doli. Por ZOTI deshi ta shtypte përmes dhimbjes, se, po ta jepte veten e tij si fli faji, do të shihte pasardhës e do të jetonte gjatë, e përmes tij dëshira e ZOTIT do t'ia dalë mbanë. Prej mundimit të vetes së vet, do të arrijë të shohë e do të kënaqet, me dijen e tij shumë do të shfajësojë shërbëtori im i drejtë e mbi vete mëkatet e tyre do të mbartë. Prandaj, do t'i jap turmat si shpërblim, të fuqishmit si plaçkë ai do t'i marrë, se e zbrazi veten deri në vdekje, me të paudhët e radhitën. Mëkatet e shumë njerëzve ai mbarti, për shkelësit ai ndërmjetësoi.

Isaia 53:2-12

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë