Isaia 41:10-14
Mos u tremb, se unë jam me ty, mos u tmerro, se unë jam Perëndia yt. Unë të jap forcë, unë të ndihmoj, me të djathtën e drejtësisë sime të përkrah. Ja, do të turpërohen e do të skuqen gjithë sa janë të zemëruar me ty, do të kthehen në hiç, do të zhbihen ata që luftojnë kundër teje. Do t'i kërkosh, por nuk do t'i gjesh ata që të kundërshtojnë, do të jenë si të mos ishin, do të asgjësohen, ata që të sulmojnë. Se unë jam ZOTI, Perëndia yt, unë të marr për dore e të them: «Mos ki frikë, unë jam ndihma jote. Mos u tremb, o krimb i Jakobit, o burra të Izraelit, se unë jam ndihma juaj», kumton ZOTI, shpëtimtari yt, i shenjti i Izraelit.
Isaia 41:10-14