Gjatë jetës së tij njerëzore, Jezui iu lut e iu përgjërua me klithma të forta e me lot atij që mund ta shpëtonte nga vdekja. Dhe Perëndia e dëgjoi për shkak të nënshtrimit të tij. Ndonëse ishte Biri i Perëndisë, ai mësoi bindjen nga të gjitha ato që pësoi.