Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë,
hardhia fryt nuk do të japë,
mundi i ullirit do të zhbëhet,
arat nuk do të prodhojnë ushqim,
dhentë do të mungojnë nëpër vatha,
e stallat nuk do të kenë qe,
unë ZOTIT do t'i ngazëllehem,
do të gëzohem me Perëndinë, shpëtimtarin tim.