Zanafilla 1:1-5
Në fillim Perëndia krijoi qiejt e tokën. Toka ishte e shkretë dhe e zbrazët; një terr mbulonte humnerën dhe shpirti i Perëndisë fluturonte mbi ujërat. Atëherë Perëndia tha: «Le të bëhet drita!». Dhe drita u bë. Perëndia pa se drita ishte e mirë dhe e ndau dritën nga errësira. Perëndia e quajti dritën ditë, ndërsa errësirën e quajti natë. U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e parë.
Zanafilla 1:1-5