Ligji i përtërirë 30:15-20
Shiko, sot po të parashtroj jetën e të mirën, vdekjen e të keqen. Nëse u bindesh urdhërimeve të ZOTIT, Perëndisë tënd, të cilat t'i urdhërova sot, që ta duash ZOTIN, Perëndinë tënd, ta ndjekësh udhën e tij e t'i mbash urdhërimet, rregullat dhe vendimet e tij, atëherë do të rrosh dhe ZOTI, Perëndia yt, do të të shtojë e do të të bekojë në tokën ku po hyn për ta pushtuar. Nëse nuk bindesh e nuk dëgjon, joshesh, adhuron perëndi të tjerë e u shërben atyre, atëherë sot po të shpall se do të marrësh fund krejt. Nuk do të jetosh gjatë në tokën që po hyn për të pushtuar përtej Jordanit. Qielli e toka qofshin sot dëshmitarë se po ju parashtroj jetën e vdekjen, bekimin e mallkimin. Zgjidh, pra, jetën, që të jetosh ti e pasardhësit e tu. Duaje ZOTIN, Perëndinë tënd, dëgjoje zërin e tij e mbahu fort pas tij, sepse ai është jeta dhe mbushullia e ditëve të tua. Kështu do të banosh në vendin, për të cilin ZOTI iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut e Jakobit, se do të ta jepte ty».
Ligji i përtërirë 30:15-20