Kolosianëve 1:15-23
![Kolosianëve 1:15-23 - Biri është shëmbëllimi
i Perëndisë së padukshëm,
i lindur përpara çdo krijese.
Sepse nga ai u krijua gjithçka
në qiej
e në tokë,
të dukshmet
e të padukshmet,
fronet,
zotërimet,
sunduesit
e pushtetet.
Gjithçka u krijua përmes tij e për të.
Ai është përpara çdo gjëje,
gjithçka e krijuar qëndron në të.
Ai është kreu i trupit,
domethënë i kishës,
fillimi i jetës së re,
i pari që u ngjall
prej të vdekurve,
që të jetë i pari në gjithçka.
Sepse Perëndisë i pëlqeu
që në Birin të banojë
e gjithë plotësia e vetë Perëndisë
e të pajtojë me veten e tij,
nëpërmjet Birit,
gjithçka mbi tokë
a në qiej,
duke vendosur paqen
me anë të gjakut
që Biri derdhi në kryq.
Edhe ju dikur ishit të huaj për Perëndinë dhe armiq të tij për shkak të mendimeve e veprave tuaja të liga. Por tani Biri ju pajtoi me Perëndinë me anë të vdekjes në trupin e tij njerëzor, që t'ju paraqesë para tij të shenjtë, të patëmetë e të paqortueshëm. Por duhet të qëndroni të fortë në besim, të qëndrueshëm e të palëkundur në shpresën që jep ungjilli që dëgjuat. Ky ungjill i është predikuar gjithë krijesës nën qiell dhe unë, Pali, jam bërë shërbëtor i tij.](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2F320x320%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fstatic-youversionapi-com%2Fimages%2Fbase%2F27751%2F1280x1280.jpg&w=640&q=75)
Biri është shëmbëllimi i Perëndisë së padukshëm, i lindur përpara çdo krijese. Sepse nga ai u krijua gjithçka në qiej e në tokë, të dukshmet e të padukshmet, fronet, zotërimet, sunduesit e pushtetet. Gjithçka u krijua përmes tij e për të. Ai është përpara çdo gjëje, gjithçka e krijuar qëndron në të. Ai është kreu i trupit, domethënë i kishës, fillimi i jetës së re, i pari që u ngjall prej të vdekurve, që të jetë i pari në gjithçka. Sepse Perëndisë i pëlqeu që në Birin të banojë e gjithë plotësia e vetë Perëndisë e të pajtojë me veten e tij, nëpërmjet Birit, gjithçka mbi tokë a në qiej, duke vendosur paqen me anë të gjakut që Biri derdhi në kryq. Edhe ju dikur ishit të huaj për Perëndinë dhe armiq të tij për shkak të mendimeve e veprave tuaja të liga. Por tani Biri ju pajtoi me Perëndinë me anë të vdekjes në trupin e tij njerëzor, që t'ju paraqesë para tij të shenjtë, të patëmetë e të paqortueshëm. Por duhet të qëndroni të fortë në besim, të qëndrueshëm e të palëkundur në shpresën që jep ungjilli që dëgjuat. Ky ungjill i është predikuar gjithë krijesës nën qiell dhe unë, Pali, jam bërë shërbëtor i tij.
Kolosianëve 1:15-23