Kur poshtërohej,
ai nuk poshtëronte,
kur vuante,
nuk kërcënonte,
por ia la veten në dorë Perëndisë
që gjykon me drejtësi.
Ai i mori mëkatet tona
në trupin e vet mbi dru,
që ne të vdesim ndaj mëkatit
e të jetojmë me drejtësi.
Ju u shëruat nga plagët e tij.