Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 217 NGA 365

Mirënjohje

Jezusi atëherë u përgjigj dhe tha: «A nuk u shëruan që të dhjetë? Por të nëntët ku janë?A nuk u gjet asnjë që të kthehet për t'i dhënë lavdi Perëndisë, përveç këtij të huaji?» - Luka 17:17–18

Edhe njerëzit e kësaj bote e konsiderojnë mosmirënjohjen ndaj një bamirësi si diçka të poshtër dhe të ulët. Deri më tani ata kanë plotësisht të drejtë në gjykimin e tyre. Por a e marrin me mend ata se sa e zakonshme është mosmirënjohja mëkatare ndaj Perëndisë? A mendojnë ata për krimin që kryejnë, të cilët marrin bekimet e kësaj jete si një rrjedhë normale? Akoma më keq, a janë të vetëdijshëm njerëzit e botës për mosmirënjohjen e tyre ndaj një Shpëtimtari të përçmuar dhe të lënë pas dore? "Dhuratës së papërshkrueshme" i kushtohet pak vëmendje, dhe megjithëse Perëndia nuk e kurseu Birin e Tij të dashur, prapëseprapë, njeriu, në gjendjen e tij natyrore, i jep pak vlerë Krishtit ose veprës së Tij për njeriun. Mosmirënjohja ndaj një bamirësi tokësor është e poshtër dhe e neveritshme, por është një mijë herë mëkatare kur shfaqet ndaj Atit të mëshirës, ​​Burimit të bekimit, Autorit të çdo dhurate të mirë dhe të përsosur.

Unë kam zgjedhur dy vargje për të vënë në dukje një mrekulli të hirshme të bërë nga Zoti ynë i bekuar. Ai me të vërtetë tregoi një mëshirë të papërshkrueshme për dhjetë burrat e shëruar nga Ai në këtë rast, sepse ata ishin lebrozë. Nga dhjetë të shëruar, të pastruar dhe të rikthyer në jetën e përditshme nga Biri i Perëndisë, vetëm njëri u kthye për të falënderuar Jezusin e madhërishëm. Vetëm njëri u kthye, e lavdëroi Perëndinë për mëshirën e Tij dhe falënderoi Atë! Ky njeri ishte një samaritan, si rrjedhojë i përbuzur nga judenjtë. Samaritani qe mirënjohës, por ku gjendeshin nëntë të tjerët? Oh mjerë ne! Ne të gjithë jemi të prirur për të harruar bekimet dhe përfitimet e dashurisë shpenguese. Fryma e Shenjtë e ringjalltë veprën e Tij në zemrat e atyre që kanë dashur prej kohësh Shpëtimtarin e tyre, duke i bërë ata më mirënjohës dhe le t'i mësojë ata që ta duan dhe lavdërojnë Krishtin, në mënyrë që të gjithë të bashkohemi për të bekuar Perëndinë tonë për mëshirat e kësaj jete, por mbi të gjitha për “shpresën e lavdisë” nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht!

Elizabeth Julia Haseth

Shkrimet e Shenjta

Dita 216Dita 218

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al