Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 214 NGA 365

Vetja ime mëkatare

Sepse unë e di se në mua, domethënë në mishin tim, nuk banon asgjë e mirë. - Romakëve 7:18

Nëse duhet të shikoj mëkatin tim dhe jo mëshirën Tënde, do të bie në dëshpërim sepse në veten time nuk gjej asgjë për të më shpëtuar, por një pleh ligësie për të më dënuar. Nëse do të shpresoja në forcën dhe fuqinë time për të dalë nga ky labirint i paudhësisë dhe ligësisë ku kam ecur kaq gjatë, do gënjeja veten. Sepse unë jam aq e paditur, e verbër, e dobët dhe e ligë sa nuk mund ta nxjerr veten nga ky labirint pështjellues dhe i paqëndrueshëm. Por sa më shumë të kërkoj mjete dhe mënyra për të hequr qafe veten, aq më shumë gjendem e mbështjellë dhe e ngatërruar në të.

Kështu që unë e perceptoj përpjekjen time atëherë si pengesë, mundimin tim për të ngulmuar, mund të shkuar dëm. Është dora e Zotit që mund dhe do të më nxjerrë nga ky labirint i pafund i vdekjes. Sepse nëse nuk jam bërë gati me anë të hirit të Zotit, nuk mund të kërkoj falje, të pendohem apo të ndjej keqardhje për mëkatet e mia. Askush nuk mund të thotë se Krishti është Shpëtimtari i vetëm i botës, por me anë të Frymës së Shenjtë, po. Siç thotë Pali, askush nuk mund të thotë "Zot Jezus" përveçse nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Po ashtu, edhe Fryma na ndihmon në dobësitë tona, dhe vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme.

Sepse unë jam shumë e sigurt dhe e bindur se asnjë krijesë në qiell apo tokë nuk mundet me asnjë mjet apo fuqi, të më ndihmojë, përveç Perëndisë, i Cili është i gjithëpushtetshëm, i plotfuqishëm, mirëbërës, mëshirues, me vullnet të mirë dhe i dashur për të gjithë ata të cilët thërrasin dhe vënë gjithë besimin e tyre tek Ai. Prandaj, unë nuk do të kërkoj asnjë mjet ose avokat tjetër përveç Frymës së Shenjtë të Krishtit, i Cili është Avokati dhe Ndërmjetësi i vetëm midis Perëndisë dhe njeriut, për të më ndihmuar dhe çliruar.

Catherine Parr

Shkrimet e Shenjta

Dita 213Dita 215

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al