Stinët e zemrësShembull

Në kërkim të shpirtit
Sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu: njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën. - 1 i Samuelit16:7
Ah mikja ime e dashur, sa pafundësisht të poshtra dhe të neveritshme duhet të shfaqemi në sytë e Atij i Cili mund të kuptojë plotësisht se si duhet të jenë ndjenjat tona në lidhje me Të, me veten dhe mëkatin, dhe që e di saktësisht se cilat janë ato! Sigurisht që do të ishim jo të mençura nëse vetë mendimi nuk na bën të thërrasim: "është hiri i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht!" Nuk ka asgjë në të cilën jam aq e mangët se sa në frikën time për mëkatin. Perëndia bëftë që ai të jetë gjithnjë e më i qartë në sytë e mi, në të gjithë neverinë e tij, dhe gjithnjë e më shumë i hidhur për shpirtin tim! Unë besoj se mungesa e pikëpamjeve të qarta mbi këtë, mbi natyrën dhe poshtërsinë e mëkatit, është shkëmbi mbi të cilin mijëra ranë. Është mungesa e kësaj ajo që e bën arminianin të mendojë se mund ta shpëtojë veten; unitarianin të mohojë domosdoshmërinë e një shlyerjeje dhe hyjnisë së Shpëtimtarit; universalistin të mohojë përjetësinë dhe ndoshta realitetin e ndëshkimit të ardhshëm.
Është mungesa e kësaj ajo që prodhon ato ankesa të pashtruara kundër Perëndisë, të cilat gjenden ndonjëherë në buzët e personave të pa ripërtërirë. Dhe a nuk mund të shtoj se është mungesa e kësaj ajo që ndonjëherë turbullon, shqetëson dhe bën që i krishteri të jetë në agoni kur mendon për zemërimin e jashtëzakonshëm, të shpallur në Shkrim, kundër të pa penduarve? Oh, sa shumë duhet të luten për njëri-tjetrin ata që shpallin se janë të krishterë! Dhe kur ne reflektojmë se ka një Judë të papërmbajtur edhe midis të Dymbëdhjetëve, sa shumë duhet të na nxisë të kërkojmë, me një ankth të madh, që ta mbajmë të sigurt thirrjen dhe zgjedhjen tonë.
Susan Huntington
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al