Stinët e zemrësShembull

Mendime robinje
Dhe të bëjmë rob çdo mendim që t'i bindet Krishtit. - 2 e Korintasve 10:5
Aka tiranë më mundues sesa mendimet tona? Mbajtja në kontroll i veprave dhe fjalëve duket një gjë e vogël po t'i krahasojmë, por a nuk kemi qenë të prirur të mendojmë se me të vërtetë nuk kemi çfarë t'u bëjmë mendimeve tona? Në vend që të sundojmë mbi to, ato na sundojnë ne, dhe ne nuk e prisnim, madje as që e mendonim se është e mundur, të çlirohemi nga tirania e shumëfishtë e mendimeve të kota - dhe akoma më pak e mendimeve endacake. Megjithatë, Fjala e Perëndisë ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës, për këtë çështje të pashpresë dhe të pafuqishme. Ku gjendej besimi ynë?
Fryma inkurajuese përdor një gjuhë të fortë këtu - jo thjesht "mendime" në përgjithësi, por pa dyshim dhe pa vend për kundërshtime shqetësuese - përdor fjalët "çdo mendim". A nuk do të ishte prehje e lavdishme që çdo mendim i ditës dhe i natës të sillet në një robëri të ëmbël, të qetë dhe të plotë te Jezusi, plotësisht të bindur ndaj besimit, ndaj ndikimit të Tij të shenjtë dhe të dashur, në ligjin e Tij të bukur dhe të përsosur?
Por ka një rregull për ndikimin e tyre efektiv, dhe ne nuk duhet të fillojmë gabimisht nga fundi. Përpara se të arrihet kjo udhëheqje triumfuese e çdo mendimi, duhet të hidhen poshtë imagjinatat, ose, më saktë, arsyetimet. Për sa kohë që arsyetojmë mbi një premtim, ne kurrë nuk do ta dimë realitetin e tij. Kjo nuk është rruga e Perëndisë. Të përulurit janë ata që e dëgjojnë dhe gëzohen. A nuk është kështu? A kemi marrë ndonjëherë përmbushjen e fuqishme të ndonjë premtimi aq gjatë sa kemi argumentuar dhe arsyetuar, qoftë me zemrën tonë apo me të tjerët, dhe kemi thënë: "Si mund të ndodhin këto gjëra?" A nuk është dashur gjithmonë që ne të ulnim armët dhe të pranonim mendimin e Perëndisë dhe rrugën e Tij në vend të ideve tona, dhe të ishim të gatshëm që Ai të fliste vetëm fjalën dhe ne ta besojmë atë ashtu siç besojnë fëmijët e vegjël premtimet tona? Është mënyra e vjetër dhe mënyra e vetme: "me anë të besimit... arritën premtime.”
Frances Ridley Havergal
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al