Stinët e zemrësShembull

Vuajtje e hareshme
Por, nëse dikush vuan si i krishterë, le të mos ketë turp, por le të përlëvdojë Perëndinë në këtë. - 1 e Pjetrit 4:16
Pse jam e prirur të ligështohem, ose të ankohem nën shumë vuajtje të ndryshme? Sepse mendja ime nuk është derdhur ende në trajtën e Ungjillit. A nuk thotë Shkrimi kështu që nga fillimi deri në fund, kur flet qartazi dhe plotësisht jo vetëm për sprovat, tundimet dhe vuajtjet e popullit të Perëndisë, por edhe për bekimin e atyre që provohen në këtë mënyrë? Jo, e di, nga përvoja e lumtur, se " ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar". E megjithatë jam shpesh gati të them "boll", sikur të isha më e mençur se Perëndia, ose sikur të trajtohesha ndryshe nga pjesa tjetër e bijve të Tij, ose sikur gjërat që lexoj në Bibël të jenë shkruar si një histori e thjeshtë dhe jo si ajo që duhet të gdhendet në përvojën time.
Jam unë, ajo që duhet ta "quaj gëzim të madh, kur të bie në tundime të ndryshme". Jam unë ajo që duhet t'i konsideroj "vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të zbulohet në ne." Unë, ashtu si Moisiu, duhet të "mbahemi fort tek i padukshmi sikur ta shihnim." dhe me të njëjtin besim si ai - në thelb - në të vërtetë - në mënyrë të qëndrueshme.
“Zot, na e shto besimin”. Më mundëso të të nderoj Ty duke i përforcuar ata pak të cilët vuajnë me gëzim, duke lavdëruar Atin tim që është në qiell. Por këtë mund ta bëj vetëm me ndikimet e vazhdueshme të Frymës Tënd të Shenjtë.
Sarah Hawkes
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al