Stinët e zemrësShembull

Duke u siguruar për punën e qiellit
Lypni dhe do t'ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t'ju hapet. - Mateu 7:7
Sigurohu për punën e qiellit! Trokit, trokit dhe përsëri trokit, dhe lëre Jezusin të mos ketë pushim dhe as mos e lejo veten të pushosh, derisa Ai ta hapë dhe ta zbulojë Veten në shpirtin tënd. Oh, dëgjoje Atë të thotë: "Mëkatet e tua të janë falur''. Por, ndoshta, në këtë pikë ti do të përgjigjesh: “Ne nuk kemi kryer aq shumë mëkate. Ne i kemi thënë gjithmonë lutjet tona dhe kemi bërë gjithçka të mirë që kemi mundur.” Për këtë unë të them se, duhet të kalosh nga vdekja në jetë. Kjo, e dashur, është ajo çfarë dëshiron. Lufto me Jezusin ditë e natë derisa të jesh në gjendje të thuash: “Tani e njoh Zotin; dhe mëkatet e mia që janë të shumta, të gjitha janë të falura. Ai i foli paqe shpirtit tim." Në varësi të saj, atëherë do të shohësh ndryshimin e madh midis gjendjes tënde aktuale dhe ekzistencës së re shpirtërore të shpirtit të ripërtërirë. Kërkoji Zotit të ta zbulojë veten ashtu siç je. Kërkoja me të vërtetë, duke ngulmuar.
Zoti e di se nuk do të të dekurajoja për botën, por dua të të shoh duke u gëzuar në Zotin, ashtu siç dua të të shoh të kthyer në besim. Shko te Jezusi si një mëkatare e mjerë, e pashpresë, fajtore dhe mos i jep pushim derisa Ai të thotë: “Shko në paqe; mëkatet e tua të janë falur". Ti do ta njohësh zërin e Tij kur Ai ti thotë këto fjalë. A nuk ke jetuar gjithë këto vite pa Perëndinë, për veten tënde dhe jo për Të? Për shkak se je zhytur në gjërat tokësore, Perëndia nuk ka pasur vendin e Tij në dashuritë e tua. Ti ke qenë duke jetuar për veten tënde dhe vetëm për veten tënde. A nuk është ky një mëkat i madh? Perëndia të krijoi për Veten e Tij, dhe Ai kërkon duart e tua dhe zemrën tënde, të gjithën. Ai është një Perëndi xheloz. Por shko në dhomën tënde, afroje dhe mbylle derën tënde dhe thirre Zotin derisa Ai të të hapë zemrën e Tij të dhembshur, të mëshirshme ndaj mëkatit. Atëherë do ta kuptosh dallimin thelbësor midis një trashëgimtareje të falur nga mëkati, të pranuar në qiell nga një formaliste e thjeshtë, që ka formën e perëndishmërisë por që e mohon fuqinë e Tij!
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al