Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 207 NGA 365

A je nevojtare?

Sa për mua, unë jam i varfër dhe nevojtar, por Zoti kujdeset për mua. Ti je ndihma ime dhe çlirimtari im; Perëndia im, mos u vono. - Psalmi 40:17

Po ti e dashur mikja ime? A je zhveshur nga drejtësia jote, a je zbrazur e gjitha dhe a je në nevojë? Nëse po, të përshëndes e bekuar, sepse "ungjilli po u shpallet të varfërve." Dhe është shkruar: "meqë ata nuk kishin të paguanin, ai ua fali të dyve." Asgjë për të paguar! Sa shumë që murmurin dhe ankohet mishi ynë krenar dhe vetëm dëshiron që të ketë diçka për të sjellë! Por pse? "Zoti... do ta bëjë ligjin e tij të madh dhe të mrekullueshëm." Ai ka duruar çdo vurratë që kërkonte drejtësia, duke paguar çdo pjesë që kërkonte kreditori, dhe atë në monedhën e vetë qiellit, sepse "pa derdhur gjak nuk ka ndjesë." Gjaku i Tij i pastër u derdh lirshëm që mëkati të falej me nder. "Shpirti që mëkaton do të vdesë." Ai vdes, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia, dhe kur, në përfundim të veprës së Tij, Ai thirri me zë të lartë:“ u krye”, nuk u dëgjua asnjë zë në qiell, tokë apo ferr që ta kundërshtonte Atë.

Merr guxim fort, pra, e dashur. Ne mund t'ia dalim të jemi në nevojë me "pasurinë e pahulumtueshme të Krishtit," dhe gjithçka që Ai është dhe ka është e jona, sepse "I dashuri im është imi, dhe unë jam e tij". "Të gjitha janë tuajat, dhe ju jeni të Krishtit dhe Krishti është i Perëndisë." Ai është "Kreu mbi të gjitha gjërat në trupin e Tij në Kishë".

“Ah! Por," mund të thuash, “dua ta di më qartë se Ai është i imi. Unë dua zbatim dhe shlyerje personale.” Epo, kjo gjë që ti lakmon është e drejtë. Vazhdo të kesh etje për këtë sepse po ky Jezus e "ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur.”

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Dita 206Dita 208

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al