Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 206 NGA 365

Çfarë do të thotë“të vish”?

Dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë. - Gjoni 6:37

Çfarë do të thotë "të vish"? Familjariteti i një personi me termat e përdorur për të shprehur gjërat shpirtërore duket se ka një tendencë për ta bërë atë t'i konsiderojë këto fjalë si të mistershme. Dhe thjeshtësia e tyre e bën personin dyshues, si të thuash, të mendojë se duhet të ketë një kuptim të mistershëm dhe mistik pas tyre, sepse ato tingëllojnë shumë të lehta dhe të thjeshta për të pasur një kuptim kaq të madh. "Eja" do të thotë eja - kaq e thjeshtë! Dhe jo ndonjë proces i fshehtë që kërkon shumë mund mendor.

Çfarë do të kuptoje me këtë fjalë nëse do ta dëgjoje sot për herë të parë, pa pasur kurrë ndonjë dyshim, supozim apo nocion të mëparshëm çfarëdo qoftë? Çfarë kupton një fëmijë i vogël me të? Është shumë e thjeshtë për t’u bërë më e qartë pas çfarëdolloj shpjegimi. Nëse mund ta shohësh Zotin Jezus duke qëndruar atje, pikërisht para teje, dhe e ke dëgjuar Atë të thotë: "Eja!" a do të thoje, "Çfarë do të thotë ‘eja’?” Po nëse dhoma do të ishte e errët, në mënyrë që ti të mund të dëgjoje por të mos shihje dot, a do të kishte ndonjë ndryshim? A nuk do të ktheheshe menjëherë drejt zërit të lavdishëm? A nuk do t'i bindeshe me zemër, vullnet dhe dëshirë? E gjithë kjo, nëse beson se është Ai. Sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është. Të shkuarit tanë varet nga kjo, për të qenë të vërtetë. Në momentin që ti besove me të vërtetë, erdhe me të vërtetë; dhe në momentin që vjen me të vërtetë, beson me të vërtetë. Tani Zoti Jezus është me të vërtetë pranë teje, sikur të mund ta shohësh Atë personalisht. Dhe Ai me të vërtetë dhe në të vërtetë të thotë "eja", sikur ta kesh dëgjuar Atë me veshët e tu. Mos ki frikë, vetëm beso dhe lëre veten të vijë tek Ai menjëherë! Merrni me vete disa fjalë dhe kthehuni te Zoti. I thoni: «Largo çfarëdo paudhësie dhe prano atë që është e mirë, " Dhe dije se përgjigjja e Tij është: "dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë.”

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 205Dita 207

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al