Stinët e zemrësShembull

Të vizitosh shenjtorët
Dhe më në fund jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të përdëllyeshëm dhe dashamirës. - 1 e Pjetrit 3:8
Të vizitosh shenjtorët është një nga detyrat e dashurisë që kemi ndaj atyre. Ata që i druhen Zotit duhet të takohen shpesh me njëri-tjetrin. Dhe unë kam përjetuar një bekim shumë të madh në të cilin kam marrë pjesë, për ndërtim të ndërsjellë në dashuri. Kjo është bashkësia me shenjtorët.
Është lavdia e një të krishteri të jetë si Krishti dhe sa më shumë ngjashmëri me Të të arrijmë, aq më shumë vend do të ketë në zemrat tona për rastet e bijve të Tij. Nëse i duam me një "zemër të pastër", duhet të kemi një vesh të hapur për të gjitha shqetësimet e tyre dhe një kraharor mjaft të madh për të mbartur të gjitha pikëllimet, hidhërimet dhe gëzimet e tyre dhe të jemi të ndjeshme në këto të dyja pasi kemi marrë njohuri duke i vizituar ata. Oh, nëse vizita të tilla do të bëheshin nga të dyja palët shpesh, dhe me ndërgjegje mes shenjtorëve—sa shumë do ta nxisnin ata unitetin e zemrës dhe dashurinë vëllazërore mes tyre! Dhe sa drejtpërdrejt do të kujdeseshin ata për lumturinë dhe lavdinë e njëri-tjetrit!
A është i dëshpëruar ndonjë nga shenjtorët? Le të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i ngushëlluar ata. A kanë ata mungesë mençurie? Le t'i mbështesim ata. A janë të tunduar? Le t'i ndihmojmë ata. A janë ata në dëshpërim dhe të ftohtë? Le t'i ngrohim dhe t'i ndriçojmë ata. A janë pothuajse në ligështim? Le të tregojmë përzemërsi ndaj tyre. A janë në burg? Le të kërkojmë lirinë e tyre. Pra me një fjalë, le të bëjmë gjithçka që mundemi, në të gjitha mënyrat për t’i ushqyer , për t’i nxitur dhe për t’i inkurajuar ata në rrugën dhe veprën e Zotit në ta, në familje dhe kishë - që shenjtëria e tyre të rritet, dobishmëria e tyre të jetë e bollshme, që lumturia e tyre të jetë e madhe në këtë botë dhe lavdia e tyre në atë që do të vijë.
Anne Dutton
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al