Stinët e zemrësShembull

Qëndro në Krishtin
Edhe tani, djema, qëndroni në të. - 1 e Gjonit 2:28
Ti që je në Krishtin dhe e rrëfen Atë, ti që e ke ndjerë fuqinë e Ungjillit të Tij në zemrën tënde dhe prej andej ke filluar të shpallësh doktrinat e Tij të lavdishme dhe përmes një ecjeje të shenjtë, e lavdëron hirin falas në jetën tënde.Më lejo të të them: "Qëndro në Krishtin me besim dhe kujdesu që të teprosh gjithnjë e më shumë në vepra të mira." O shpirt i dashur, ti je thirrur në shenjtëri. Ki kujdes që ta bësh këtë prioritetin tënd, punën tënde të përditshme, të mohosh pabesinë dhe epshet e kësaj bote dhe të jetosh në mënyrë të matur, të drejtë dhe të perëndishme në këtë botë të tanishme. Ti je shpëtuar me anë të hirit, je pastruar nga gjaku dhe Fryma e Krishtit në Të, me qëllim që të jesh e zellshme për vepra të mira. Hiri falas ka mundësuar shenjtërinë tënde. Ti nuk je thirrur të veprosh pa fuqi. Ti je nën hir dhe, si e tillë, ke premtimin se mëkati nuk do të ketë sundim mbi ty. E gjithë plotësia e Krishtit është e jotja, për të falur dhe nënshtruar paudhësitë e tua, për të tejçuar hirin dhe shenjtërinë dhe për të të nxitur të jetosh për Perëndinë.
Nga natyra, ti ishe pa forcë për të kapërcyer mëkatin. Por meqenëse hiri falas të ka sjellë në Krishtin Zot, në Të ti nuk ke vetëm drejtësinë që të drejtëson, por edhe fuqi për të të shenjtëruar. Nxitu, pra, të përkushtohesh në detyrën në të cilën je thirrur, t'i përgjigjesh qëllimit të të qenët e krishterë, që është të lavdërosh Krishtin me trupin dhe shpirtin tënd, të cilat janë të Tijat. Krishti të ka blerë dhe ti nuk i përket më vetes. Por gjithçka që je dhe ke është e Zotit. Mos ia moho Atij të drejtën e Tij. A nuk ishte Qengji i dashur që u ther për shkakun tënd, i denjë për ty dhe gjithçka që ke? A jetoi dhe vdiq Krishti dhe a jeton Ai përgjithmonë për ty, dhe a nuk do të jetosh këtu në tokë për Të, ti që shpreson të jetosh me Të në përjetësi? Unë e di, shpirtra të dashur, se në gjykimet tuaja mendoni se është e drejtë që ju dhe gjithçka që keni duhet të jetë e Zotit, dhe se sipas natyrës së re, kjo është dëshira juaj e zemrës.
Anne Dutton
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al