Stinët e zemrësShembull

Orët e zgjimit
Ti m'i mban të hapura qepallat;. - Psalmi 77:4
Nëse mund të themi gjithmonë, natë pas nate, "në paqe do të bie dhe në paqe do të fle," duke marrë në masë të plotë dhuratën e ëmbël të Zotit për të dashurit e Tij, nuk duhet të mësojmë ëmbëlsinë e fshehur të kësaj fjale të veçantë vetëm për netët kur jemi zgjuar. Kur netët e lodhshme të vijnë, do të jesh e qetë duke ditur se ato janë caktuar për të ardhur. Por kjo është diçka më e afërt dhe më afruese, diçka individuale dhe personale, jo vetëm një caktim, por një veprim i Atit tonë: "Ti m'i mban të hapura qepallat." Nuk është se Ai thjesht nuk po na jep gjumë. Ky nuk është një mohim, por një trajtim i ndryshëm. Çdo moment që sytë e lodhur janë pa gjumë, është sepse Ati ynë i mban ata të hapur. Është e natyrshme të thuash, "sa do të doja të mund të shkoja për të fjetur!" Megjithatë, edhe ajo dëshirë e pashtruar mund të qetësohet nga besimi në dorën e Atit tonë, i Cili nuk do ta zbusë "ndikimin" e Tij mbi qepallat e lodhura derisa të ketë ardhur momenti i duhur për t'i lënë ato të flenë. Ah! Por ne themi, “nuk është vetëm dëshirë. Unë me të vërtetë dua të fle." Epo, të dëshirosh është një gjë, dhe të kesh nevojë është një gjë tjetër. Sepse Ai është zotuar të sigurojë të gjitha nevojat tona, jo të gjitha dëshirat tona. Dhe nëse Ai na i mban sytë hapur, ne mund të jemi të sigurt se, përderisa Ai e bën këtë, nuk është gjumi, por zgjimi nevoja jonë e vërtetë. Le të kujtojmë se Ai nuk bën asgjë pa qëllim dhe se asnjë veprim nuk ka për qëllim të jetë pa rezultat. Prandaj është mirë të lutemi që të shfrytëzojmë sa më shumë orët e zgjimit, që të mos shkojnë më kot sesa po të ishim të ngritur dhe veshur. Ato janë orët e Tij. Nuk do lodhesh mendërisht po t'i kërkosh Atij që t'i lejojë të jenë orë të shenjta, të mbushura me prezencën e Tij qetësuese, sesa ta lësh mendjen të vrapojë mbi mijëra gjëra të tjera që duket se të marrin më shumë kohë gjatë natës. A mund të themi, "me shpirtin tim të dëshiroj natën, dhe, "mbi shtratin tim gjatë natës kërkova atë që dashuron zemra ime." Atëherë Ai do ta përmbushë atë dëshirë. Vetë zgjimi duhet të njihet si veprim i Tij i drejtpërdrejtë. Prandaj ne mund të themi, “më ke hulumtuar natën".
Frances Ridley Havergal
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al