Le të lexojmë BiblënShembull

Veprat e Apostujve 9:8, 9
Dhe Sauli u ngrit nga toka, por, kur i çeli sytë, nuk shihte asnjeri; atëherë e morën për dore dhe e çuan në Damask. Dhe tri ditë nuk shihte dhe as hëngri, as piu.
I verbër
Sauli veproi ashtu siç i tha Zoti. Ai kishte pyetur: “Jezus, çfarë dëshiron të bëj?”. Ai nuk bëri më vullnetin e tij, por vullnetin e Perëndisë. Kur Sauli u ngrit dhe hapi sytë, ai nuk mund të shihte asgjë. Ai ishte verbuar, ushtarët që ishin me të e ngritën nga krahët. Ata e çuan atë në një shtëpi në Damask. Aty Sauli qëndroi për tri ditë dhe tri net. Ai ishte aq i trishtuar për mëkatet e tij. Atij nuk i bëhej as të hante e as të pinte. “Sa i keq kam qenë”, mendoi ai. Ai lutej vazhdimisht dhe vazhdimisht. Me nderim ndaj Perëndisë ai lutej për falje. Sauli kishte filluar ta donte Perëndinë me gjithë zemër. Çfarë mrekullie!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al