Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 346 NGA 364

Veprat e Apostujve 9:3, 4

Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli.

Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: «Saul, Saul, përse më përndjek?».

Një dritë nga qielli

Sauli dhe ushtarët e tij ndodheshin pranë Damaskut. Papritmas një dritë e fortë vetëtiu nga qielli. Sauli ra përdhe. Ai ishte shumë i frikësuar. Ai dëgjoi një zë: “Saul, Saul përse më përndjek?” Ishte zëri i Zotit, por Sauli nuk e dinte këtë. Ai nuk e njihte Zotin. Por Zoti e njihte Saulin. “Kush je ti?”, pyeti ai. Zoti i tha: “Unë jam Jezusi, të cilin ti e përndjek”. Atëherë Sauli e kuptoi. Ishte Jezusi Ai që po e thërriste atë. Duke u dridhur nga frika, ai pyeti: “Zot Jezus, çfarë dëshiron të bëj?”. “Çohu”, tha Jezusi, “shko në qytet, dhe aty do të të thuhet se çfarë duhet të bësh.”

Shkrimet e Shenjta

Dita 345Dita 347

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al