Le të lexojmë BiblënShembull

Veprat e Apostujve 12:21, 22
Ditën e caktuar Herodi, i veshur me mantelin mbretëror dhe i ulur mbi fron, u mbajti një fjalim. Dhe populli brohoriste, duke thënë: «Zë Perëndie dhe jo njeriu!».
Herodi ndëshkohet.
Kur mbreti Herod dëgjoi se Pjetri ishte arratisur, ai u zemërua shumë. Ushtarët duhej ta gjenin Pjetrin me patjetër. Por ata nuk arritën ta gjenin! Herodi nuk i besoi rojet. Ai ishte i zemëruar që ata nuk mundën ta gjenin Pjetrin, prandaj i futi ata vetë në burg. Pjetri ishte larguar në një vend tjetër. Atje ai fliste përsëri për Perëndinë. Disa ditë më vonë, Herodi u mbajti një fjalim njerëzve. Ai kishte veshur një rrobë të bukur mbretërore. Populli brohoriste! Ata thërrisnin sikur ai të ishte perëndi! Herodi ishte shumë krenar. Ai e mendonte veten më të rëndësishëm se Perëndia. Atëherë Perëndia e ndëshkoi atë. Ai ra përtokë dhe vdiq. Po, Herod, vetëm Zoti është Perëndi!
Mendo rreth kësaj...
Njerëzit po luteshin për Pjetrin kur ai ishte në burg. Ti gjithashtu mund të lutesh për njerëzit e tjerë që kanë nevojë për ndihmën e Perëndisë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al