Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 340 NGA 364

Veprat e Apostujve 12:5

Por, ndërsa Pjetri u ruajt në burg, nga ana e kishës bënin lutje të vazhdueshme te Perëndia për të.

Duke u lutur për Pjetrin

Pjetri ndodhej në burg. Ai ishte në gjumë. Dy ushtarë ishin ulur pranë tij. Pjetri ishte i prangosur me zinxhirë në të dy krahët e tij. Këta zinxhirë ishin të lidhur gjithashtu në krahët e ushtarëve. Para derës kishte dhe ushtarë tëtjerë. Ata e ruanin me kujdes Pjetrin. Ai nuk duhej të arratisej. Mbreti Herod kishte lënë porosi të posaçme për këtë. Megjithatë, Pjetri nuk kishte frikë. Zoti kujdesej për të. Po kështu edhe kur ai vdes. Njerëzit që ishin me Pjetrin ishin të trishtuar. Atyre u pëlqente aq shumë ta dëgjonin kur ai fliste për Perëndinë. Ata kishin frikë se atë do ta vrisnin ashtu si Jakobin. Ata u lutën për Pjetrin gjatë gjithë kohës. Edhe gjatë natës, sepse nuk i zinte gjumi. A do t'i dëgjonte Zoti?

Shkrimet e Shenjta

Dita 339Dita 341

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al