Le të lexojmë BiblënShembull

Veprat e Apostujve 12:3, 4
Dhe, duke parë se kjo u pëlqente judenjve, vazhdoi të arrestojë, edhe Pjetrin (ishin ditët e të Ndormëve).
Mbasi e arrestoi, e vuri në burg dhe ua besoi ruajtjen e tij katër skuadrave, me nga katër ushtarë secila, duke dashur ta nxjerrë para popullit mbas Pashkës.
Pjetrin e fusin në burg.
Çdo ditë dishepujt u flisnin njerëzve për Jezusin. Më pas ata u quajtën apostuj. Shumë njerëzve u pëlqente që t’u flitej për Jezusin por jo të gjithë e pëlqenin këtë gjë. Kishte dhe nga ata që i urrenin apostujt. Njëri prej tyre ishte dhe mbreti Herod. Ai mendonte se ata duhej të ndalonin së foluri për Perëndinë. Ai e konsideronte veten shumë më të rëndësishëm, por apostujt nuk e dëgjuan atë. Ata dëgjonin Perëndinë. Ata vazhdonin të flisnin për Krishtin. Atëherë Herodi u zemërua shumë. Ai e vrau Jakobin dhe e futi Pjetrin në burg. “Pas kësaj”, mendoi Herodi, “me siguri u kam kallur datën këtyre njerëzve”. Ndaj ata do të reshtnin së foluri për Perëndinë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al