Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 336 NGA 364

Veprat e Apostujve 2:37, 38

Kur ata i dëgjuan këto gjëra, u tejshpua zemra e tyre dhe pyetën Pjetrin dhe apostujt: «Burra vëllezër, ç’duhet të bëjmë?».

Atëherë Pjetri u tha atyre: «Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve; dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.

Ç'duhet të bëjmë?

“Ç'duhet të bëjmë?” e pyetën Pjetrin. Ata ishin penduar për mëkatet e tyre. Pjetri u tha: “Pendohuni! Jezusi është i gatshëm ta falë mëkatin tuaj. Vetëm Ai mund ta bëjë këtë.” Populli besoi në atë që tha Pjetri. Zoti Vetë e siguron këtë. Fryma e Shenjtë zbriti në zemrat e tyre. Ai u dha atyre një zemër të re. Një zemër që e do Jezusin. Çfarë mrekullie! “Thjesht ejani”, tha Pjetri, “atëherë unë do t’ju pagëzoj.” Jezusi ishte i gatshëm t’i falte mëkatet e tyre. Kështu ata do të bëheshin fëmijë të Perëndisë. Sa të lumtur ishin ata njerëz!

Mendo rreth kësaj...

Çdo ditë mund të jetë dita e fundit. Në çdo moment, Perëndia mund të kthehet mbi retë e qiellit. A je ti i përgatitur dhe i gatshëm ta takosh? Nëse po, një mrekulli ka ndodhur në jetën tënde. Atëherë besimi dhe dashuria kanë hyrë në zemrën tënde. Ai do të të çojë në parajsë me Të, përgjithmonë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 335Dita 337

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al