Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 335 NGA 364

Veprat e Apostujve 2:14

Por Pjetri u çua në këmbë bashkë me të njëmbëdhjetët e ngriti zërin e tij dhe u foli atyre: «O burra judenj dhe të gjithë sa banoni në Jerusalem, merrni njoftim për këtë dhe u vini veshin fjalëve të mia.

Çfarë thotë Pjetri.

“Jo, ne nuk jemi të dehur”, tha Pjetri. Ai e dëgjoi atë që thanë ata njerëz. Për të, ky ishte mëkat shumë i madh. “Dëgjoni me kujdes”, tha ai. “Fryma e Shenjtë ka zbritur.” Pastaj ai filloi të fliste për Jezusin që Ai vdiq dhe gjithashtu u ringjall. Dhe se Ai është në qiell tani. Për fat të mirë kishte edhe shumë njerëz që donin ta dëgjonin Pjetrin. Ata i besuan asaj që tha ai. Ata u ndjenë të turpëruar për gabimet që kishin bërë. Ata gjithashtu e kishin tallur Jezusin. Ata kishin thirrur: “Kryqëzoje Atë!” Këta njerëz nuk i kishin besuar Jezusit. Ata ishin penduar për këtë! Ata e kuptuan se Ai ishte me të vërtetë Biri i Perëndisë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 334Dita 336

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al