Le të lexojmë BiblënShembull

Veprat e Apostujve 2:12, 13
Dhe të gjithë habiteshin dhe ishin hutuar dhe i thoshin njëri-tjetrit: «Ç’do të thotë kjo?». Kurse të tjerë, duke përqeshur, thoshin: «Janë plot me verë të ëmbël!».
Ç'domethënie ka kjo?
Dishepujt flisnin për Jezusin. Ata nuk mund të ndaleshin. Dukej sikur ata e bënin këtë pa sforcim. Jezusi i ndihmonte ata. Ai kishte dërguar Frymën e Shenjtë. Shumë njerëz vinin për të dëgjuar. Po kështu dhe njerëz nga vendet e tjera. Edhe ata mund t'i kuptonin ndërsa flisnin. Ata dukeshin të befasuar. Si ishte e mundur? Si ishte e mundur që të gjithë mund t’i kuptonin dishepujt? Sa mister për ta! Disa i qeshnin. “Ata kanë pirë shumë verë”, thonin ata. Ata talleshin me veprën e Frymës së Shenjtë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al