Le të lexojmë BiblënShembull

Veprat e Apostujve 1:11
Dhe thane: «Burra galileas, çfarë qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u mor nga mesi juaj në qiell, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë atë të shkojë në qiell».
Ai do të rikthehet!
Papritmas dy engjëj u shfaqën dhe qëndruan pranë dishepujve. “Pse po shikoni akoma lart në qiell?”, pyetën ata. “Zoti është ngritur në qiell, por Ai do të rikthehet.” Vini re që Jezusi nuk i harron dishepujt e Tij. Ai dërgoi dy engjëj. Ata u thanë atyre se Jezusi do të kthehet përsëri mbi retë. Të gjithë do ta shohin Atë. Edhe ti do ta shohësh. Kjo do të ndodhë në ditën e fundit të botës, në ditën e gjykimit. Njerëzit që e duan Jezusin do të jenë me të përgjithmonë në parajsë. Kurrë nuk do të ketë dhimbje apo pikëllim. Atëherë ti do të jesh i lumtur përgjithmonë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al