Le të lexojmë BiblënShembull

Veprat e Apostujve 1:9
Mbasi i tha këto, ndërsa ata po e shikonin, u ngrit lart; dhe një re e mori prej syve të tyre.
Kthimi në qiell
Jezusi i mori përsëri me vete dishepujt e Tij në një mal, në Malin e Ullinjve. Ai u tha: “Unë po shkoj tek Ati im në qiell. Ju duhet të shkoni në Jerusalem. Atje duhet të prisni Frymën e Shenjtë. Pas kësaj duhet të shkoni kudo për t'u treguar njerëzve për Mua.” Dishepujt e dëgjonin me kujdes. Pastaj ndodhi një mrekulli e madhe. Këmbët e Jezusit u ngritën nga toka. Ai u ngjit në qiell. Lart e më lart! Dishepujt po e shihnin teksa ngrihej lart, derisa një re u shfaq midis tyre dhe Jezusit. Atëherë ata nuk mund ta shihnin më Atë. Tani Zoti është përsëri lart në qiell. Ai është përsëri me Atin e Tij dhe me të gjithë engjëjt. Tani Ai është përsëri Mbreti i qiellit dhe i tokës!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al