Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 330 NGA 364

Mateu 28:20

Duke i mësuar të mbajnë të gjitha sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen».

“Prandaj shkoni … Unë jam me ju”

Njëmbëdhjetë dishepujt ishin në mal. Atje kishte edhe të tjerë, të thirrur prej dishepujve. Jezusi dëshironte t'u tregonte Vetveten atyre. Kështu ata do të mund të shihnin se Ai me të vërtetë ishte ringjallur. Zoti u kishte thënë dishepujve një gjë tjetër të rëndësishme. Ata duhej t'u tregonin të gjithëve anembanë botës për Jezusin. Njerëzit që nuk kishin dëgjuar kurrë për Të, do të kenë mundësi të dëgjojnë. Kjo ishte një detyrë e vështirë, sepse jo të gjithë do ta dëgjonin. Por Jezusi tha: “Unë do të jem me ju”. Dhe kur Jezusi të ndihmon, gjërat shkojnë mbarë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 329Dita 331

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al