Le të lexojmë BiblënShembull

Gjoni 21:19
Por këto i tha, duke treguar me ç’vdekje do ta përlëvdonte Perëndinë. Dhe, si i tha këto, i tha: «Ndiqmë».
Më Ndiq!
Zoti e pyeti Pjetrin tri herë: “A më do ti mua?”, dhe tri herë Pjetri iu përgjigj: “Po Zot, unë të dua.” A nuk e dinte Jezusi që Pjetri e donte Atë? Sigurisht që Ai e dinte, por Jezusi donte t'i tregonte Pjetrit se Ai di gjithçka dhe se Ai dëshiron t'ia falë të gjitha mëkatet. Pastaj Jezusi i tha Pjetrit: “Më ndiq”. Kjo do të thoshte se Pjetri duhej të shkonte t’u tregonte njerëzve për Jezusin. Kjo nuk do të ishte e lehtë, por Jezusi do ta ndihmonte. Ai i tha të shkonte dhe t'u tregonte njerëzve se Jezusi vdiq në kryq për të falur mëkatet e njerëzve që besojnë në Të.
Mendo rreth kësaj...
A u tregon ndonjëherë të tjerëve diçka rreth Jezusit? Çfarë u thua atyre?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al