Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 327 NGA 364

Gjoni 21:10, 11

Jezusi u tha atyre: «Sillni nga peshqit që zutë tani!».

Simon Pjetri hipi në barkë dhe nxori në tokë rrjetën, plot me peshq të mëdhenj, njëqind e pesëdhjetë e tre; dhe, megjithëse ishin aq shumë, rrjeta nuk u shqye.

Duke ngrënë së bashku

Gjoni gjithashtu ishte në barkë. Ai po vëzhgonte njeriun në breg. “Është Jezusi”, thirri ai. Kur Pjetri dëgjoi që ishte Jezusi, u hodh në ujë. Ai nuk mund të priste derisa barka të arrinte në breg, kaq shumë e donte ai Jezusin. Ai donte të shkonte tek Ai sa më shpejt që të ishte e mundur. Kur arriti në breg pa diçka shumë të pazakontë. Jezusi tashmë kishte ndezur një zjarr. Kishte edhe peshk dhe bukë! Kur dishepujt e tjerë arritën në breg, ata hëngrën së bashku. Askush nuk guxonte të pyeste nëse Ai ishte me të vërtetë Jezusi. Ata ishin të bindur se ishte Ai.

Shkrimet e Shenjta

Dita 326Dita 328

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al