Le të lexojmë BiblënShembull

Gjoni 21:6
Dhe ai u tha atyre: «Hidhni rrjetën në anën e djathtë të barkës dhe do të gjeni». E hodhën, pra, dhe s’mundën më ta tërhiqnin nga shumica e peshqve.
Një rrjetë plot me peshq
Dishepujt lundruan drejt bregut. Papritmas njëri prej tyre pa dikë që po qëndronte në breg. Kush mund të ishte? Ata lundrojnë më afër Tij. Personi u thirri: “A keni ndonjë gjë për të ngrënë?” Dishepujt panë njëri-tjetrin. Sa ngushtë e ndjenë veten. Ata ishin të gatshëm t'i jepnin atij diçka, por ja që nuk kishin zënë asgjë. “Jo”, u përgjigjën ata. Pastaj Ai u tha: “Hidheni rrjetën në anën tjetër të barkës!” Dishepujt menduan se kjo ishte e çuditshme, sepse normalisht nuk peshkohej nga ajo anë… por gjithsesi ata e hodhën rrjetën. Kur ata e ngritën atë lart, ishte e pamundur! Rrjeta ishte plot me peshq. Ajo ishte gati duke u shqyer. Ata e tërhoqën rrjetën nëpër ujë deri në breg.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al