Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 325 NGA 364

Gjoni 21:3

Simon Pjetri u tha atyre: «Po shkoj të peshkoj». Ata i thanë: «Po vijmë edhe ne me ty». Dolën dhe hipën menjëherë në barkë; por atë natë nuk zunë asgjë.

Në liqenin e Tiberiadës

Ishte natë. Shtatë dishepuj ishin ulur së bashku në bregun e një liqeni. Ata ishin duke pritur Jezusin. Ai u kishte thënë se do të vinte tek ata. Por ata kishin aq kohë që prisnin… Pjetri tha: “Unë po dal për peshk”. Dishepujt e tjerë i thanë: “Po vijmë edhe ne me ty”. Ata hipën në barkën e tyre dhe lundruan në liqen. Rrjeta e tyre varej nën ujë. Më vonë ata e tërhoqën sipër ujit. Si ishte e mundur? Rrjeta nuk kishte zënë asnjë peshk! Ata provuan përsëri. Përsëri nuk kishte peshk në rrjetë. Ata peshkuan gjithë natën por nuk zunë asgjë! Ata nuk e dinin përse.

Shkrimet e Shenjta

Dita 324Dita 326

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al