Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 320 NGA 364

Gjoni 20:12, 13

...dhe pa dy engjëj, me të bardha, duke ndenjur njëri te kryet dhe tjetri te këmbët, ku qe trupi i Jezusit. Ata i thanë: «O grua, pse po qan?». U thotë atyre: «Sepse e kanë hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanë vënë».

Maria Magdalenë

Një grua po qëndronte pranë varrit në kopshtin e Jozefit. Emri i saj ishte Maria Magdalena. Ajo po qante. Ajo nuk e dinte se ku ishte Jezusi. Ajo ende nuk kishte dëgjuar se Ai është ringjallur. Maria e donte shumë Jezusin. Ajo kishte bërë shumë mëkate por Jezusi ia ka falur. Kjo ishte arsyeja pse ajo e donte Atë. Ajo u përkul dhe pa dy burra në varr. Ata ishin dy engjëj. Njëri engjëll e pyeti: “Pse po qan?” Maria Magdalena u tha: “ata e kanë marrë trupin Jezusit dhe tani nuk e di se ku është Ai”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 319Dita 321

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al