Zakaria 9:9-11
Zakaria 9:9-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ngazëllohu fort, o bija e Sionit, brohorit, o bija e Jerusalemit, se ja, mbreti yt, po vjen. I drejtë e ngadhënjimtar është ai, i përvuajtur, hipur mbi gomar, mbi kërriçin e një gomarice. Nga Efraimi do të zhdukë koçinë, kalin nga Jerusalemi. Harku i luftës do të thyhet, fjalë paqeje kombeve do t'u çojë, sundimi i tij do të shtrihet nga deti në det. Sa për ty, në saje të gjakut të besëlidhjes sate, do t'i nxjerr të burgosurit prej puseve pa ujë.

Zakaria 9:9-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ngazëllo me të madhe, o bijë e Sionit, lësho britma gëzimi, o bijë e Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po të vjen; ai është i drejtë dhe sjell shpëtimin, i përulur dhe i hipur mbi një gomar, mbi një gomar të ri. Unë do t'i zhduk qerret nga Efraimi dhe kuajt nga Jeruzalemi; harqet e luftës do të asgjësohen. Ai do t'u flasë për paqe kombeve; sundimi i tij do të shtrihet nga deti në det, dhe nga Lumi deri në skaj të dheut. Sa për ty, për shkak të gjakut të besëlidhjes sime me ty, i çlirova robërit e tu nga gropa pa ujë.