Zakaria 4:6-7
Zakaria 4:6-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ai m'u përgjigj: «Ja fjala e ZOTIT për Zorobabelin: “Jo me fuqi e as me forcë, por me shpirtin tim, thotë ZOTI i ushtrive. Kush je ti, o mal i madh? Rrafsh do të bëhesh para Zorobabelit! Ai do ta nxjerrë gurin e qoshes me brohoritjen: ‘Sa i hijshëm! Sa i hijshëm!’”».
Ndaje
Lexo Zakaria 4Zakaria 4:6-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha: "Kjo është fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit: Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time", thotë Zoti i ushtrive. "Kush je ti, o mali i madh? Përpara Zorobabelit ti do të bëhesh fushë. Dhe ai do ta bëjë gurin e majës së malit të shkojë përpara midis britmave: "Mëshirë, mëshirë për të!"".
Ndaje
Lexo Zakaria 4