Kantiku i Kantikëve 2:10-13
Kantiku i Kantikëve 2:10-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Flet i shtrenjti im e më thotë: «Ngrihu, mikja ime, bukuroshja ime, e eja! Se, ja, dimri iku e vate, pushoi shiu e kaloi, çelën lulet nëpër ara, erdhi koha për të harrur e nëpër korijet tona zëri i turtullit dëgjohet. Fiku i poqi kokrrat e para, çeli hardhia e po erëmon: ngrihu e eja, mikja ime, bukuroshja ime, eja!
Kantiku i Kantikëve 2:10-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
I dashuri im më ka folur dhe më ka thënë: "Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja! Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku. Lulet duken mbi tokë, koha e të kënduarit erdhi, dhe në vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës. Fiku nxjerr fiqtë e tij të papjekur, vreshtat në lulëzim përhapin një aromë të këndshme. Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja.