Ruthi 1:3-5
Ruthi 1:3-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
burri i Naomit, Elimeleku, vdiq dhe e la Naomin vetëm me dy djemtë. Dy djemtë u martuan me moabite. Njëra nga gratë quhej Orpa, ndërsa tjetra Ruta. Pas dhjetë vjetësh në atë vend, Mahloni e Kilioni vdiqën që të dy. Kështu, Naomi mbeti pa dy djemtë e pa burrin.
Ndaje
Lexo Ruthi 1Ruthi 1:3-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj Elimeku, burri i Naomit, vdiq dhe ajo mbeti me dy bijtë e saj. Këta u martuan me gra moabite, nga të cilat njëra quhej Orpah dhe tjetra Ruth; dhe banuan aty rreth dhjetë vjet. Pastaj edhe Mahloni dhe Kilioni vdiqën që të dy, dhe kështu ajo grua mbeti pa dy djemtë e saj dhe pa burrin.
Ndaje
Lexo Ruthi 1