Ruthi 1:15-17
Ruthi 1:15-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Naomi i tha: «Kunata jote u kthye te populli dhe te perënditë e saj. Shko edhe ti pas saj!». Ruta i tha: «Mos këmbëngul që të të lë vetëm e të kthehem pas. Ku të shkosh ti do të shkoj edhe unë. Ku të rrish ti do të rri edhe unë. Populli yt do të jetë populli im dhe Perëndia yt do të jetë Perëndia im. Ku do të vdesësh ti do të vdes edhe unë dhe po atje do të varrosem. Keq e më keq ma bëftë ZOTI nëse na ndan gjë përveç vdekjes!».
Ruthi 1:15-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë Naomi i tha Ruthit: "Ja, kunata jote u kthye te populli i vet dhe te perënditë e saj; ktheu mbrapa edhe ti, ashtu si kunata jote!". Por Ruthi u përgjigj: "Mos ngul këmbë me mua që unë të të braktis dhe të mos të të ndjek më, sepse kudo që të shkosh ti do të shkoj edhe unë, dhe kudo që të rrish ti do të rri edhe unë; populli yt do të jetë populli im, Perëndia yt do të jetë edhe Perëndia im; aty ku të vdesësh ti do të vdes edhe unë, dhe atje do të më varrosin. Kështu të veprojë me mua Zoti, bile edhe më keq, në rast se veç vdekjes ndonjë gjë tjetër do të më ndajë prej teje!".