Ruthi 1:1-7
Ruthi 1:1-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në kohën kur qeverisnin gjyqtarët, vendin e pllakosi zia, dhe një njeri nga Betlemi i Judës shkoi të banojë në vendin e Moabit me gjithë gruan dhe dy bijtë e tij. Emri i burrit ishte Elimelek, emri i gruas së tij Naomi dhe emri i dy bijve të tij Mahlon dhe Kilion, Efratej nga Betlemi i Judës. Ata shkuan në vendin e Moabit dhe u vendosën aty. Pastaj Elimeku, burri i Naomit, vdiq dhe ajo mbeti me dy bijtë e saj. Këta u martuan me gra moabite, nga të cilat njëra quhej Orpah dhe tjetra Ruth; dhe banuan aty rreth dhjetë vjet. Pastaj edhe Mahloni dhe Kilioni vdiqën që të dy, dhe kështu ajo grua mbeti pa dy djemtë e saj dhe pa burrin. Atëherë u ngrit me gjithë nuset e saj për t'u kthyer nga vendi Moabit, sepse kishte dëgjuar të thuhej që Zoti e kishte vizituar popullin e vet dhe i kishte dhënë bukë. Ajo u nis, pra, me të dy nuset e saj nga vendi në të cilin rrinte, dhe filloi të ecë për t'u kthyer në vendin e Judës.
Ruthi 1:1-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në kohën kur qeverisnin gjyqtarët, në vend ra zia e bukës. Atëherë një njeri nga Betlehemi i Judës shkoi për të jetuar bashkë me gruan dhe me dy djemtë në krahinën e Moabit. Ai quhej Elimelek, gruaja e tij Naomi, ndërsa dy djemtë e tij Mahlon e Kilion. Ata ishin efratitë nga Betlehemi i Judës. Kur mbërritën në krahinën e Moabit dhe u vendosën atje, burri i Naomit, Elimeleku, vdiq dhe e la Naomin vetëm me dy djemtë. Dy djemtë u martuan me moabite. Njëra nga gratë quhej Orpa, ndërsa tjetra Ruta. Pas dhjetë vjetësh në atë vend, Mahloni e Kilioni vdiqën që të dy. Kështu, Naomi mbeti pa dy djemtë e pa burrin. Atëherë Naomi u ngrit dhe u largua bashkë me dy të rejat nga krahina e Moabit për t'u kthyer në Judë, sepse kishte dëgjuar në Moab se ZOTI ishte kujtuar për popullin e vet dhe i kishte dhënë bukë. Kështu, u largua bashkë me të rejat nga vendi ku kishte jetuar. Rrugës për t'u kthyer në tokën e Judës