Romakëve 7:18-23
Romakëve 7:18-23 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Unë e di se e mira nuk banon brenda meje, domethënë në dobësinë time njerëzore. Unë dua të bëj të mirën, por nuk mundem. Sepse nuk bëj të mirën që dua, por bëj të keqen që nuk dua. Por nëse bëj atë që nuk dua, nuk veproj më unë, por mëkati që banon në mua. Kështu kam zbuluar parimin sipas të cilit sa herë që dua të bëj të mirën, brenda meje gjej vetëm aftësinë për të bërë të keqen. Në të vërtetë, thellë brenda meje unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë, por shoh në gjymtyrët e mia një ligj tjetër, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe më bën rob të ligjit të mëkatit, që gjendet në gjymtyrët e mia.
Romakëve 7:18-23 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në fakt unë e di se në mua domethënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën. Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s'dua, atë bëj. Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s'jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua. Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjendet në mua. Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm, por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia.