Romakëve 7:15-21
Romakëve 7:15-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nuk di çfarë bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej. Nëse bëj atë që nuk dua, pranoj se ligji është i mirë. Tani nuk jam më unë që veproj kështu, por mëkati që banon brenda meje. Unë e di se e mira nuk banon brenda meje, domethënë në dobësinë time njerëzore. Unë dua të bëj të mirën, por nuk mundem. Sepse nuk bëj të mirën që dua, por bëj të keqen që nuk dua. Por nëse bëj atë që nuk dua, nuk veproj më unë, por mëkati që banon në mua. Kështu kam zbuluar parimin sipas të cilit sa herë që dua të bëj të mirën, brenda meje gjej vetëm aftësinë për të bërë të keqen.
Romakëve 7:15-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej. Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë pranoj që ligji është i mirë. Por tani nuk jam më unë që veproj, por mëkati që banon në mua. Në fakt unë e di se në mua domethënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën. Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s'dua, atë bëj. Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s'jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua. Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjendet në mua.