Romakëve 7:14-18
Romakëve 7:14-18 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ne e dimë se ligji është shpirtëror, ndërsa unë kam dobësinë e trupit dhe jam i shitur si skllav te mëkati. Nuk di çfarë bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej. Nëse bëj atë që nuk dua, pranoj se ligji është i mirë. Tani nuk jam më unë që veproj kështu, por mëkati që banon brenda meje. Unë e di se e mira nuk banon brenda meje, domethënë në dobësinë time njerëzore. Unë dua të bëj të mirën, por nuk mundem.
Romakëve 7:14-18 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam mishëror, i shitur mëkatit si skllav. Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej. Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë pranoj që ligji është i mirë. Por tani nuk jam më unë që veproj, por mëkati që banon në mua. Në fakt unë e di se në mua domethënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën.