Romakëve 2:6-11
Romakëve 2:6-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Perëndia do ta shpërblejë çdonjërin sipas veprave të veta. Atyre që me durim kërkojnë lavdi, nder e pavdekësi në vepra të mira, do t'u japë jetën e amshuar, ndërsa ata që janë kryeneçë e nuk i binden së vërtetës, por i binden padrejtësisë, i pret zemërimi e tërbimi i Perëndisë. Për çdo qenie njerëzore që bën ligësi do të ketë mundim e ankth, së pari për judeun, por edhe për helenin. Por për këdo që bën të mirën, do të ketë lavdi, nder e paqe, së pari për judeun, por edhe për helenin. Sepse Perëndia nuk është i njëanshëm.
Romakëve 2:6-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
që do ta shpaguajë secilin sipas veprave të tij: jetë të përjetshme atyre që kërkojnë lavdi, nder e pavdekësi, duke ngulmuar në veprat e mira; ndërsa atyre që kundërshtojnë e nuk i binden së vërtetës, por i binden padrejtësisë, indinjatë dhe zemërim. Mundim dhe ankth mbi çdo shpirt njeriu që bën të ligën, judeut më parë e pastaj grekut; por lavdi, nder e paqe cilitdo që bën të mirën, judeut më parë e pastaj grekut. Sepse te Perëndia nuk ka anësi.