Romakëve 12:6-11
Romakëve 12:6-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ne kemi dhunti të ndryshme sipas hirit që na është dhënë. Kush ka dhuratën e profecisë, të profetizojë sipas masës së besimit; kush ka dhuntinë e shërbimit, të shërbejë; kush ka dhuntinë për të mësuar të tjerët, t'i mësojë; kush ka dhuntinë për të këshilluar, të këshillojë; kush ndan të mirat e tij me të tjerët, ta bëjë me thjeshtësi; kush drejton, ta bëjë me zell; kush bën vepra bamirësie, t'i bëjë me gëzim. Dashuria të jetë pa shtirje. Urreni të keqen, kapuni pas së mirës. Duajeni njëri-tjetrin si vëllezër. Nderojeni tjetrin më shumë se veten. Mos t'ju mungojë zelli, por me zjarr në shpirt t'i shërbeni Zotit.
Romakëve 12:6-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit; nëse kemi shërbim, le t'i kushtohemi shërbimit; po kështu mësuesi të jepet pas mësimit; dhe ai që nxit, le t'i kushtohet nxitjes; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai që kryeson le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshirë, le t'i bëjë me gëzim. Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. Duajeni njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njëri me tjetrin. Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë