Romakëve 12:13-21
Romakëve 12:13-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jepni për nevojat e të shenjtëve, jini mikpritës. Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni e mos mallkoni. Gëzoni me ata që gëzojnë, vajtoni me ata që vajtojnë. Jini në një mendje me njëri-tjetrin; mos jini mendjemëdhenj, por përfillni të përulurit. Mos e mbani veten për të mençur. Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe. Kujdesuni të bëni të mirën në sytë e të gjithë njerëzve. Nëse është e mundur, për aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit. Fort të dashur! Mos kërkoni shpagim, por lërini vend zemërimit të Perëndisë. Sepse është shkruar: shpagimi më përket mua dhe unë jam ai që do të marrë shpagim, thotë Zoti. Por, nëse armiku yt ka uri, jepi të hajë; nëse ka etje, jepi të pijë. Duke bërë kështu do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kokën e tij. Mos u mposhtni nga e keqja, por mposhteni të keqen me të mirën.
Romakëve 12:13-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës. Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni. Gëzohuni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë. Kini të njëjtat mendime njëri me tjetrin; mos lakmoni për lart, por rrini me të përulurit; mos e mbani veten për të mençur. Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve. Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit. Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ''Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti''. ''Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur''. Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.