Romakëve 11:26-29
Romakëve 11:26-29 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dhe kështu i gjithë Izraeli do të shpëtohet, sikurse është shkruar: çlirimtari do të vijë nga Sioni; dhe do ta zhdukë mosbesimin nga Jakobi. Kjo është besëlidhja ime me ta, kur t'i fshij mëkatet e tyre. Meqenëse ata e kundërshtuan ungjillin, u bënë armiq të Perëndisë dhe kjo për të mirën tuaj, ndërsa, duke u zgjedhur nga Perëndia, janë të dashur për shkak të etërve. Thirrja dhe dhuratat e Perëndisë janë të pakthyeshme.
Romakëve 11:26-29 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
dhe kështu mbarë Izraeli do të shpëtohet, sikurse është shkruar: ''Nga Sioni do të vijë Çlirimtari, dhe do të largojë pabesinë nga Jakobi. Dhe kjo do të jetë besëlidhja ime me ta, kur unë t'ju heq mëkatet e tyre''. Për sa i përket ungjillit ata janë armiq për hirin tuaj, por për sa i përket zgjedhjes, janë të dashur për hir të etërve, sepse dhuntitë dhe thirrja e Perëndisë janë të pakthyeshme.